Sterilitet-i identifikohet si pamundësia për të konceptuar/fertilizuar pas 12 muajsh marrëdhënie të rregullt seksuale. Rreth një në 6 çifte mendohet të kenë një problem me konceptimin / fertilizim-in.
Rreth 40% e rasteve të infertilitet-it, përfshijnë një faktor mashkullor, në 40% të rasteve të tjera është një faktor femëror, si dhe në rastet e mbetura mund të jetë një kombinim i faktorëve mashkullorë dhe femërorë (10%), ose pa arsye të identifikueshme (10%).
Shkaqet e infertilitetit mashkullor
Ka shkaqe të shumta të infertilitetit tek meshkuj, megjithatë, më së shpeshti janë probleme të lidhura me spermën. Këto përfshijnë probleme me sasinë e spermës, ku ose prodhohet pak spermë ose në disa raste, nuk prodhohet fare (azospermi). Mund të ketë probleme edhe me cilësinë e spermës, ku sperma merr formë jo normale (morfologjia e parregullt) ose nuk lëviz shpejt (lëvizshmëri të dobët).
Shkaqet e azospermisë mund të përfshijnë prodhimin e reduktuar të spermës, për shkak të një problemi hormonal (siç është testosteron-i i pakët), të një anomali-e kromozome-sh (problem gjenetik) apo të infeksioneve të caktuara (të tilla si infeksioni i shytave të testikujve).
Azospermi-a mund të jetë gjithashtu rezultat i një bllokimi të kalimit të spermatozoid-it nga testikujt. Kjo mund të jetë për shkak të infeksionit ose lëndimit në zonën ku ndodh, kirurgji-së (vazektomi) ose mungesës së tubit nga testikuli në ureter (i quajtur vas deferens).
Investigimi i sterilitetit
Çiftet që kanë vështirësi në konceptim/fertilizim duhet të konsultohen me mjekun e tyre për një vlerësim fillestar. Kjo zakonisht përfshin një vlerësim të historisë së problemit dhe kryerjen e analizave mjekësore.
Hetimet e mëtejshme do të varen nga rezultatet e vlerësimit dhe nga shkaktuesit e mundshëm të problemit.
Analiza e spermës
Hetimi më i rëndësishëm tek meshkujt është analiza e spermës. Një ekzemplar i spermës merret pas abstenimit nga marrëdhëniet seksuale për 2-5 ditë. Mostrat duhet të dërgohen në laborator brenda një ore pas administrimit. Mostra analizohet për volumin dhe sasinë e spermës, lëvizshmërinë dhe morfologji-në.
Investigime të tjera
Hetimet e tjera mund të përfshijnë testimin për antitrup-at e spermës dhe matjen e nivelit të gjaku-t të testosteronit dhe të hormoneve të tjera. Nëse nuk ka spermë apo sasia e spermës eshte shumë e ulët, një hetim i testikujve mund të kryhet me pajisjen ultratingull. Një biopsi e testikujve gjithashtu është e mundur.